TEL: (+355)674055500 / EMAIL: info@myticket.al

Njoftim

Lejohen vizitat në sitet kulturore. Është e detyrueshme që vizitorët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj covid-19.

Orari i vizitave:
Zonat e Gjelbra
E hënë – E premte 10:00 – 17:00
E shtunë, E dielë 9:00 - 18:00
Zonat e Kuqe
E hënë – E shtunë 10:00 – 16:00

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

600,00 lek (Biletë individuale - General Admission)
500,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 700 lekë
• Biletë grup +12 600 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 350 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 210 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
• Anëtarë ICOM Hyrja falas

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"

Brenda tij gjendet thesari i dinastisë së Marubëve, i cili përmbledh foto të bëra që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989. Arkivi i Fototekës është shumë i pasur dhe përmban rreth 500 mijë fotografi, të gjitha prej negativi, në xham dhe në rula film, të përmasave të ndryshme. Familja Marubi përcolli përmes fotografive periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së perandorisë osmane, periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist. Pietro Marubi, themeluesi i arkivës Marubi lindi në Piacenza të Italisë më 1834 dhe i detyruar nga disa rrethana historike të kohës u zhvendos në Shkodër, ku iu përkushtua pasionit të tij për artin e fotografisë. Aktualisht, në fondin muzeor të Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi" ruhen edhe objekte muzeale, si aparate fotografike, llamba, blice të ndryshme, perdet e studios, karrige dhe sende të tjera të studios, ku ushtruan aktivitetin përfaqësuesit e familjes Marubi. Gjithashtu, ruhen edhe dokumente të rëndësishme rreth aktivitetit të fototekës.