Njoftim
Lejohen vizitat në sitet kulturore. Është e detyrueshme që vizitorët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj covid-19.Deri më datë 31 gusht e diela e cdo muaji është hyrje e lirë në të gjitha sitet e Trashëgimisë Kulturore.
Orari i vizitave:
Muzeu Ikonografik Onufri 9:00 - 18:00
Muzetë 9:00 - 19:00;

Parku Kombëtar i Butrintit
Lexo përshkrimin e aktivitetit
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
800,00 lek (Biletë individuale - General Admission)
700,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12)
600,00 lek (Biletë Grupi +50 - Group Ticket +50)
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*
• Biletë për turistët vendas dhe të huaj | 1000 lekë |
• Biletë grup +12 | 800 lekë |
• Biletë e reduktuar -50% | 500 lekë |
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë | 300 lekë |
• Biletë femijë 0-12 vjeç | Hyrja falas |
*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al
Rreth Aktivitetit / Parku Kombëtar i Butrintit
Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në fund të gadishullit të Ksamilit, i cili ndan detin Jon nga liqeni i Butrintit. Ky sit, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri u shpall Monument Kulture që në vitin 1948. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës. Kufijtë e këtij Parku shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, e cila luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut.