Njoftim
Lejohen vizitat në sitet kulturore. Është e detyrueshme që vizitorët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj covid-19.Deri më datë 31 gusht e diela e cdo muaji është hyrje e lirë në të gjitha sitet e Trashëgimisë Kulturore.
Orari i vizitave:
Muzeu Ikonografik Onufri 9:00 - 18:00
Muzetë 9:00 - 19:00;

Muzeu Ethnografik në Krujë
Lexo përshkrimin e aktivitetit
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
300,00 lek (Biletë individuale - General Admission)
200,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12)
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*
• Biletë për turistët vendas dhe të huaj | 400 lekë |
• Biletë grup +12 | 300 lekë |
• Biletë e reduktuar -50% | 150 lekë |
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë | 120 lekë |
• Biletë femijë 0-12 vjeç | Hyrja falas |
*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al
Rreth Aktivitetit / Muzeu Ethnografik në Krujë
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit "cardak" e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I-rë, unik në trevat Ballkanike. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Nëpërmjet mjediseve të brendshme, si edhe objekteve të paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e traditës së zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara. Autenticiteti i objekteve të këtij muzeu si objektet prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi dhe qëndismat e ndryshme e bëjnë muzeun një nga destinacionet të rëndësishëm të promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë kombëtare. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjecare.