TEL: (+355)674055500 / EMAIL: info@myticket.al

Njoftim

Lejohen vizitat në sitet kulturore. Është e detyrueshme që vizitorët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj covid-19.

Orari i vizitave:
Zonat e Gjelbra
E hënë – E premte 10:00 – 17:00
E shtunë, E dielë 9:00 - 18:00
Zonat e Kuqe
E hënë – E shtunë 10:00 – 16:00

Kalaja e Beratit

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

200,00 lek (Biletë individuale - General Admission)
100,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj 300 lekë
• Biletë grup +12 200 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 150 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 90 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Kalaja e Beratit

Konsideruar si qyteti i "Një mbi një dritareve", qyteti 2400-vjecar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike të rajonit të Europës Juglindore. Një nga monumentet më të bukur, më madhështor dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. E ngritur në një kodër 187 m të lartë, në të majtë të grykës së Lumit Osum, fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një /10 strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bucesh dhe shtëpi banimi, të cilat përbëjnë lagjen e quajtur "Kala".