TEL: (+355)674055500 / EMAIL: info@myticket.al
Muzetë publikë dhe parqet arkeologjike do të qëndrojnë të mbyllur për çdokënd deri në datën 3 prill 2020. Ky vendim vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.

Muzeu Historik Kombëtar

Lexo përshkrimin e aktivitetit

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

400,00 lek (Biletë individuale - General Admission)
300,00 lek (Biletë Grupi +12 - Group Ticket +12)

Bli Bileta Online


Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj 500 lekë
• Biletë grup +12 400 lekë
• Biletë e reduktuar -50% 250 lekë
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 150 lekë
• Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas

*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al

Rreth Aktivitetit / Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. U inaugurua më 28 Tetor 1981. Godina e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjecari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve: Pavijoni i Lashtësisë; Pavijoni i Mesjetës; Pavijoni i Rilindjes Kombëtare; Pavijoni i Pavarësisë; Pavijoni i Ikonave; Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-clirimtare; Pavijoni i Terrorit Komunist; Pavijoni i Nënë Terezës. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.