
Parku Arkeologjik Apolloni
Lexo përshkrimin e aktivitetit
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
500,00 lek (Biletë individuale - General Admission - Lek 500)
400,00 lek (Biletë Grupi - Group Ticket - Lek 400)
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*
• Biletë për turistët vendas dhe të huaj | 600 lekë |
• Biletë grup +12 | 500 lekë |
• Biletë e reduktuar -50% | 300 lekë |
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë | 180 lekë |
• Biletë femijë 0-12 vjeç | Hyrja falas |
Oraret e vizitueshmërise: | E hene - E diele Ora 09:00 – 18:00 |
*Biletaria në sportel, nuk menaxhohet nga Myticket.al
Rreth Aktivitetit / Parku Arkeologjik Apolloni
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Arkeologët e quajnë Apoloninë "Pompei i Shqipërisë", pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s. gërmadhat e Apolonisë u zbuluan në fillim të shek. XIX. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve. Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë si dhe pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër e bëjnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.